7.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Nikoliq: Vendimi i Francës për arrestimin e Haradinajt i qëlluar, presim ekstradimin në Serbi

Pasi nuk e lejuan të vizitonte Kosovën në ditën e Krishtlindjes Ortodokse, presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, ka folur edhe për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Arrestimi i Ramush Haradinajt ishte një vendim i mirë i Francës dhe tani do të presim vendimin për ekstradimin e tij në Serbi”, ka thënë Nikoliq.

Ai ka theksuar se Serbia është në një pozitë shumë të mirë dhe se çdo gjë do të bijë në vendin e vet, transmeton lajmi.net.

“Ne do të vazhdojmë, Serbia ende ka shumë sprova mirëpo serbët e dinë se sa i angazhuar jam për të ardhmen dhe unë besoj te Perëndia prandaj nuk mund të dështoj”, ka thënë ai.

Sa i takon festës së Krishtlindjeve Ortodokse, ai ka thënë se pa marrë parasysh erërave politike që fryjnë në Serbi, flaka e qirinjve të ndezur nuk do të mund të shuhet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img