7.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

“Ma kanë vnu ni gru veç pse jam vejan”, u shpreh i moshuarit për muralin e Rita Orës

Një burrë i moshuar në Ferizaj ka kundërshtuar vendosjen e muralit të këngëtares Rita Ora në objektin ku ai jeton.

Ai thotë se është turp të vendosen fotografi të grave.

“Kanë shku ma kanë vnu një gru në shpi teme. Pse ma keni vnu?- ju thashë

Se ti je vejan më thanë. Më kanë ba horë bre bac, edhe më thojshin ta kemi vnu se je vejan”, thotë plaku.

Ai thotë se do të duhej që komuna të merrte leje nga ai edhe pse për Rita Orën thotë se është vajzë e bukur dhe e mirë.

E ankesës së tij i është përgjigjur kryetari i Ferizajit, Agim Aliu.

Ai ka thënë se të gjitha ankesat e qytetarëve janë të mirëpritura, porse në këtë rast nuk sheh ndonjë problem.

“Të gjitha kërkesat që janë serioze dhe që janë për t’u shqyrtuar gjithmonë kemi qenë të hapur për qytetarë. Ne jemi shumë transparent në këtë drejtim për kërkesa, sugjerime e kritika të qytetarëve. Muralet tashmë janë një traditë.

Nuk e njoh, por të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në zyrën time. Unë se pashë që kishte ndonjë problem”, u shpreh ai në ATV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img