Advertisement
Abdixhiku tha se të gjithë ata janë vendosur në Qendrën e Karantinës ku do të jenë nën përkujdesje mjekësore për 14 ditë.
“Edhe 55 qytetarë tanë – nga vende të ndryshme të botës – i kthyem sot në Kosovë. Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim”, shkruan Abdixhiku.
Ministri në detyrë, tha se do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit të qytetarëve deri në momentin e fundit.
“Si Ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit. I falenderojë të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit”,u shpreh ai, duke i lutur të gjithë shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë për tu kthyer, të mos paraqiten në ambasada.
“I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi”, shkruan Abdixhiku. /Telegrafi/
PostAdss