7.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Çështjet mjedisore

Natyra, në kuptimin më të gjerë, është natyrale, fizike, ose bota materiale apo gjithësia. “Natyra” mund të referohet për dukuritë të botës fizike, dhe gjithashtu për jetën në përgjithësi. Studimi i natyrës është një pjesë e madhe e shkencës. Edhe pse njerëzit janë pjesë e natyrës, aktiviteti njerëzor kuptohet shpesh si një kategori e veçantë nga dukuritë e tjera natyrore.Ndërsa shpesh ka kuptimin e “mjedisit natyror” ose vendit të shkretë, kafshëve të egra, shkëmbinj, pyje, dhe në përgjithësi për ato gjëra që nuk janë ndryshuar në thelb nga ndërhyrjet e njeriut, ose që vazhdojnë pavarësisht ndërhyrjeve të njeriut. Për shembull, objektet e prodhuara dhe ndërveprimi njerëzor në përgjithësi nuk konsiderohen pjesë e natyrës, përveç rasteve kur kualifikohet si i tillë, për shembull, “natyra njerëzore”. Ky koncept më tradicional i gjërave natyrore të cilat ende mund të gjenden sot nënkupton një dallim midis natyrores dhe artificiales, me të qenit artificial nënkuptohet si diçka që është rezultat i vetëdijes njerëzore ose mendjes njerëzore.

Karakteristikat e Tokës më të njohura klimatike janë dy rajonet e saj të mëdha polare, dy zona të ngushta relativisht, dhe një rajon i gjerë ekuatorial tropikal deri në subtropike.Reshjet ndryshojnë gjerësisht sipas vendit, nga disa metra ujë në vit deri më pak se një milimetër. 71 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga oqeane me ujë të kripur. Pjesa e mbetur përbëhet nga kontinentet dhe ishujt, me shumicën e vendeve të banuara në hemisferën veriore.

Natyra edhe njeriu nderlidhen shume me njeri tjetrin. Aty ku ka natyre, ka njerez. Njeriu ndryshon mjedisin natyror duke e kthyer ate ne nje mjedis artificial.Aktiviteti i njeriut kundrejt natyres po rritet me ritme alarmuese dhe kjo gje ve ne rrezik kete te fundit, natyren.

Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor.

Pse ka kaq shumë çështje mjedisore tani?

Sepse shumë nuk e kanë idenë se duhet të kujdesemi për natyrën. Globi është shtëpia jonë, ne nuk duhet ta ndotim atë. Ku do të jetojmë nëse e shkatërrojmë?

Shumë njerëz janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për përfitimin e tyre, ata mendojnë vetëm për veten e tyre. Këta njerëz nuk kanë ndjenjën e përgjegjësisë. Prandaj, për të mbrojtur natyrën, duhet të kujdeseni për pyjet, jo të ndotni lumenjtë, liqenet dhe të mësoni brezin e ardhshëm për të mbrojtur natyrën.

Nëse më parë keni besuar se pasuria natyrore është e pafund, se nuk keni nevojë të mendoni për të, tani gjithçka është ndryshe. Disa vende shpenzojnë shuma të mëdha parash për të rikthyer mjedisin.

Njeriu ka nevojë për natyrën për të jetuar. Nëse ne nuk e mbrojmë natyrën, atëherë njerëzit do të fillojnë të vdesin nga sëmundje të ndryshme dhe madje edhe nga katastrofat mjedisore.

Gjatë gjithë jetës së tyre, njerëzit ndotin me forcë pyje, dete, lumenj, liqene. Disa njerëz mendojnë se asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë nga çanta e tyre e mbeturinave e hedhur në pellg. Dhe nëse njëqind njerëz mendojnë kështu? Dhe rezulton se në fund të lumenjve mund të gjeni fragmente shishesh të thyera, copëza çanta të grisura dhe mbeturina të tjera të panevojshme për nga natyra. Njerëzit marrin frymë nga ajri i ndyrë i bimëve dhe fabrikave, pinë ujë të ndotur. A duam vërtet të jetojmë kështu? Duke ndërtuar shtëpiza apo villa luksoze vetëm pse ndokush ka dëshirë dhe vetëm aq!!Jo unë mendoj që jo.

Përkundrazi. Ne duam të vijmë për kërpudha dhe manaferrat në një pyll ose ne nje liqe të pastër. Dëgjoni zogjtë që këndojnë. Zogjtë janë pjesë e natyrës sonë. Ata shtojnë hijeshi në pyje, kopshte dhe pemishte, janë dekorimi më i mirë i parqeve të qytetit. Zogjtë shndërrojnë peizazhin dhe këndimi i tyre e bëjnë atë të gëzuar dhe të kënaqshëm. Sidoqoftë, njerëzit duhet të kujtojnë se zogjtë, peshqit dhe kafshët nuk do të jenë në gjendje të jetojnë në një habitat të pista.

Shkruan: Albina Hyseni

Studiuar Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe studimet Evropiane

Njohuri te gjera Psikologjike Teknike Farmaceotike

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img