17.9 C
Pristina
spot_img

59 aktakuza ngrihen ndaj 70 personave për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 59 aktakuza nga prokuroritë themelore kundër 70 personave për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit për 48 orë janë ndaluar 23 persona, si dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tetë persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepër penale, si dhe ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në  Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me urdhër të prokurorit të shteti është dërguar për obduksion një trup i pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe janë ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve  dhe  ka ngritur tetë (8)  aktakuza kundër tetë (8)   personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img