Site icon PrishtinaPress

3 lëkundje sizmike në Itali, sa ishte magnituda

Italia është tronditur nga lëkundje të një pas njëshme mëngjesin e sotëm.

Tre tërmete kanë lëkundur vendin nga ora 05:30 deri në orën 07:08.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë Italia Qendrore, ndërsa magnituda e tërmetit të parë ka qenë 2.7 Rihter, tërmeti i dytë 3.0 dhe tërmeti i tretë 4.0 Rihter.

Mediet në Itali raportojnë se nuk janë raportuar dëme materiale./Prishtinapress/

Exit mobile version