16.8 C
Pristina
spot_img

26-vjetori i rënies heroike së komandantit Malush Ahmeti, komuna e Skenderajt njofton për organizimin që do t’a shënojnë ditën e nesërme

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, do të organizojë homazhe te varri i heroit të Kosovës, shkruan PrishtinaPress.

Ceremonia përkujtimore do të mbahet pranë varrit të heroit në fshatin Rezallë, duke filluar nga ora 10:30. Përfaqësues të institucioneve lokale, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë pritet të marrin pjesë për të shprehur respektin për figurën e komandantit Ahmeti, i cili ra në altarin e lirisë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Komuna e Skenderajt ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për heronjtë që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke e quajtur Malush Ahmetin simbol të sakrificës dhe guximit, njofton PrishtinaPress.

Lavdi e përjetshme komandantit Malush Ahmeti! 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img