ME 22 dhe 23 maj, CineStar Prishtina Mall do të sjellë përvojën e kinemasë në një dimension tjetër për të gjithë adhuruesit e filmave! Për çdo biletë të blerë në arkat e kinemasë për formatin premium ScreenX ose 4DX, do të merrni një biletë tjetër falas.

Vetëm gjatë këtyre dy ditëve, 100 bileta falas do të shpërndahen çdo ditë – një arsye më shumë për të mos e humbur këtë ofertë ekskluzive!
Qoftë për të ndier dridhjet, aromat dhe efektet speciale me 4DX, apo për t’u zhytur plotësisht në skena panoramike 270 shkallë me teknologjinë ScreenX, kjo është mundësia ideale për të ndarë përvojën unike të kinemasë me dikë të dashur, dhe ta përjetoni bashkë këtë aventurë filmike, pa paguar për biletën e dytë.

Mos e humbisni këtë mundësi të veçantë – blini tuajin në kohë, shikoni Mission: Impossible – The Final Reckoning, episodin e tetë dhe ndoshta të fundit në serinë ikonike të aksionit.

Deri tani ky film është më i shtrenjti nga të gjitha seritë Mission: Impossible, me një buxhet të vlerësuar që varion mes 300 milionë dhe 400 milionë dollarëve. Ky investim i konsiderueshëm pasqyron sekuencat ambicioze të zvhillimit të filmit dhe vendet globale të xhirimeve.

Tom Cruise, ikona përfundimtare e filmit, vazhdon të shtyjë kufijtë e filmave aksion. Në këtë film, ai kryen një akrobaci marramendëse duke u kapur pas krahëve të një biplani ajror që fluturon përmbys – një arritje e arritur pa CGI. Kjo sekuencë u filmua me Cruise dhe yllin tjetër Esai Morales duke ekzekutuar manovrën ndërsa piloti mbante veshur një kostum me ekran të gjelbër që do të hiqej dixhitalisht në post-prodhim.
Me këtë film dhe ofertë të shkëlqyer, do të keni dy ditë të mbushura me emocione të dyfishta. Përjetoni magjinë e kinemasë si kurrë më parë!

Një rikujtim, zakonisht biletat mund të blihen online në cinestarcinemas-ks.eu ose përmes aplikacionin CineStar Kosovo, por për këtë aksion me 22 ose 23 Maj për biletat ScreenX dhe 4DX, vizitorët që dëshirojnë të kenë një biletë tjetër falas, duhet ta blejnë biletën e tyre në arkat e kinemasë.
Biletat falas janë në sasi të kufizuar – prandaj sigurohuni që të jeni ndër të parët që vini! CineStar ju pret me përvoja dhe emocione të paharrueshme.
Gjeni më shumë informacione në cinestarcinemas-ks.eu