Site icon PrishtinaPress

16 raste të dhunës në familje përgjatë muajit prill në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje.

Ky institucion i sigurisë bën të ditur se gjatë muajit prill, në Ferizaj janë raportuar gjithsej 16 raste të dhunës në familje, ku dhjetë prej tyre janë regjistruar në Ferizaj, katër në Shtime dhe dy të tjera në Kaçanik.

Për krahasim, gjatë muajit prill 2024, ishin raportuar gjithsej 28 raste të dhunës në familje, ku 17 prej tyre ndodhni në Ferizaj, pesë në Kaçanik, pesë në Shtime dhe një rast në Shtërpcë.

Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit prill 2025 ka shënuar zbritje prej – 42 për qind, krahasuar me muajin prill të vitit 2024.

Exit mobile version