Dhjetë klubet kosovare janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, për garat europiane të sezonit të ardhshëm.
Prej këtyre dhjetë klubeve, tetë janë nga Superliga e Kosovës në futboll te meshkujt, derisa dy janë nga futbollit i vajzave, njofton FFK-ja.
Gjithsej ishin 11 klube që kishin dërguar kërkesën në FFK për t’u licencuar për Europë, mirëpo vetëm dhjetë përgjigje ishin pozitive, derisa një u kthye negative.
Ishte Suhareka që u refuzua nga shtëpia e futbollit kosovar, e cila tashmë nuk ka asnjë gjasë për t’u kualifikuar në ndonjë kompeticion europian për sezonin e ardhshëm, pasi është e parafundit në tabelë dhe është eliminuar nga Kupa e Kosovës.
Klubet e licencuara nga FFK-ja janë: Drita, Prishtina, Gjilani, Malisheva, Ferizaj, Ballkani, Llapi dhe Dukagjini, derisa te femrat: KFF Dukagjini dhe KFF Mitrovica.