Site icon PrishtinaPress

​Nisma pranon humbjen në Drenas

Nisma për Kosovën ka pranuar humbjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës në Drenas.

Në një konferencë për media, Enver Hoti nga Nisma ka pranuar se kandidati i partisë për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është mundur sot nga Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Hoti ka akuzuar për tradhti Xhavit Drenorin, ish-kandidat të pavarur për kryetar të Komunës, që pas rrethit të parë të votimit i ofroi mbështetje kandidatit të Nismës.
Exit mobile version