27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në veri, ambasadori suedez: E rëndësishme pjesëmarrja, konkluzionet do të bëhen të hënën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se të hënën do të ketë konkludim për zgjedhjet.

Westerlund ka theksuar se do të donte që situata në veri të Kosovës të ishte më ndryshe.

“Kjo është hera e parë që Lista Serbe i bojkoton zgjedhjet. Lista Serbe ka marrë pjesë tetë herë në zgjedhje, por për fat të keq nuk po merr pjesë kësaj radhe. Mirëpo, sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky është vendimi i presidentes”, tha Westerlund, shkruan Kosovo-Online.

Teksa pyetet se dalja në numër të vogël a do të ketë ndikim, ka thënë se ende është herët për të folur për këtë dhe se “konkluzionet do të bëhen të hënën”.

“Konkluziionet do të bëhen nesër. Por, tani mendoj se është e rëndësishme të ketë pjesëmarrje në zgjedhje. Natyrisht ne e kuptojmë se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë në dakord në shkurt dhe mars në Marrëveshjen e Ohrit. Pjesa e kësaj është edhe obligimi i Prishtinës për ta formuar AKS-në. Edhe kjo është e rëndësishme, por e rëndësishme është edhe pjesëmarrja në zgjedhje”, tha ambasadori suedez nga Leposaviqi.

Ai ka vizituar komunat veriore të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img