24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Kurti mashtroi tri herë në kuvend për Asociacionin

Analisti Visar Ymeri ka thënë se kryeministri i Kosovës, në seancën e fundit në Kuvendin e Kosovës ku u diskutua për draft-statutin e Asociacionit, ka mashtruar së paku tri herë.

Ymeri ka thënë se “mashtrimi i qëllimshëm” është për t’u dënuar.

“Kryeministri mburrej me pikën 7, sepse mundohej ta shihte si sukses që përmes kësaj pike e shmang Asociacionin. Kjo ose ka qenë mashtrim i qëllimshëm që është për t’u dënuar kur vjen nga një kryeministër, ose ka qenë mosdije që po ashtu do të duhej të ishte e ndëshkueshme kur vjen nga një kryeministër. E kemi të freskët debatin në parlamentin e Kosovës për këtë çështje, dhe aty kryeministri ka mashtruar së paku tri herë në pyetjet kur ia parashtronte kryetari i LDK-së, a është i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013, asnjëherë s’ka thënë po, a e ka arbitrazhin asnjëherë nuk e ka pranuar, a merr kompetenca prej komunave, asnjëherë nuk ka pranuar”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, sa më shumë që krerët e vendit japin shembuj për mosrespektim të të drejtave të serbëve, aq më shumë do të ketë dokumente më të rënda për t’i mbrojtur ato.

“Sa më shumë që ne japim shembuj të mosrespektimit të drejtave të serbëve, aq më të rënda do të jenë dokumentet për t’i mbrojtur ato të drejta, sa më shumë që japim shembuj që nuk i përfillim vendimet e gjykatave tona, aq më të rënda do të jenë aranzhimet për mbrojtje të tyre”.

Ymeri e konsideron gabim insistimin e Kurtit për ta rihapur temën e Asociacionit.

“E hapi temën, u bë shumë më keq. Në vend se të shkonte sipas vendimit të 2015-tës, ai e ka rihapur edhe njëherë, dhe kemi ardhur në një dokument më të keq”./Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img