17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Walker: Kosova është vendi më demokratik në Evropë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca më datë 28 të këtij muaji ka filluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në mesin e dipomatëve të shumtë ka takuar edhe ish-ambasadorin, Willam Walker.

Walker në organizimin e Ambasadës së Kosovës në Washington, ka mbajtur një fjalim të shkurtër ku mes tjerash ka thënë se Kosova është shteti më demokratik në Evropë.

“Përgjatë 23 viteve të fundit më keni parë duke dhënë deklarata ku kam qenë shumë kritik për disa gjëra që kanë ndodhur në Kosovë. Si luftimi i korrupsionit, kritika për politikanë që janë duke e bërë këtë ose që duhet ta bëjnë këtë. Përgjatë vizitave të fundit që kam bërë, kam bërë analiza të ndryshme rreth asaj që është duke ndodhur në Kosovë”.

“Unë jam i bindur, si sot e si para disa muajsh, që duke shikuar të gjithë kriteret  që kërkohen që demokracia të jetë demokraci, tani Kosova është shteti më demokratik në Evropë nëse jo në botë. Keni arritur ta funksionalizoni sistemin e drejtësisë, Kuvendin, të bëni ndryshime nga një parti në tjetër, pa probleme”, ka thënë ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img