14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja e quan të jashtëligjshme seancën e votimit të buxhetit për kryeqytetin, i cili do të jetë mbi 123 milionë euro

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka vlerësuar si të paligjshme dhe të parregullt seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën u miratua buxheti i Prishtinës për vitin 2024.

Siç është i njoftuar opinioni, për shkak të paqartësive ligjore, në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë gjysma e asamblistëve të Kuvendit Komunal. Gjithashtu edhe kjo seancë, si disa tjera më herët, kontestohen dhe nuk pranohen nga MAPL si organ që me Kushtetutë është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve dhe zbatimin e ligjshmërisë nga niveli komunal. Ky buxhet i miratuar sot, i kontestuar ligjërisht edhe nga organizata të shoqërisë civile, i kontrabanduar në seancë të jashtëzakonshme e të paligjshme, është në fakt buxhet për partitë në pushtet, LDK e PDK, për klientelen e tyre, jo për zhvillim, jo për Prishtinën”, ka thënë Lëvizja Vetëvendosje – Prishtinë.

Nga VV-ja është thënë se besojnë se seanca dhe vendimet e miratuara në të nuk do t’i kalojnë filtrat ligjorë.

“Kërkojmë nga organet përgjegjëse të të gjitha niveleve, veprime konkrete e emergjente në kthimin e ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës. Vendimet dhe veprimet që merren duke shkelur ligjet e procedurat, pa transparencë e në mënyrë jo demokratike nuk duhet toleruar më”, thuhet nga VV-ja në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img