8.9 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq zbulon tri kushtet e Kurtit për Asociacionin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u është drejtuar sot mediave lidhur me marrëveshjen e arritur mbi Aneksin e Zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera, Vuçiq tregoi se cilat janë kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilat insistoi ai në takimin trepalësh në Ohër.

Sipas Vuçiq, janë tri shtylla përmes të cilave për Kryeministrin e Kosovës ky Asociacion do të ishte i bëshëm. Së pari bazuar në Kushtetutën e Kosovës; së dyti në deklaratën e Federica Mogherinit për Isa Mustafën (ku BE garantonte që Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe nuk do të përbënte shtyllë të tretë të pushtetit në Kosovë); dhe, së treti, sipas kërkesës në letrën autoriale të Derek Chollet dhe Gabriel Escobar botuar më 31 janar, ku gjithashtu garantohet që ky Asociacion do të jetë plotësisht në pajtim me parametrat e përcaktuara nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit 2015, shkruan Insajderi.

Kështu, sipas Vuçiq, qëndroi dje Kurti sa i përket çështjes së Asociacioni.

Vuçiq flet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

“Kur mendon se po flasim për gjëra të vogla, të parëndësishme, dua të dish se pas çdo gjëje fshihet një hile. Serbia kërkon të normalizojë marrëdhëniet, të jetojë me shqiptarët, të udhëtojë, nuk mund të jetosh me mure 100 metra. Ne duhet të zhvillojmë besimin, jo t’i bëjmë njerëzit të kenë frikë nga njëri-tjetri. Ne kemi një punë të madhe përpara”.

 

“Kurti u paraqit dhe tha se ne e kemi planin e Ahtisarit, nuk na intereson, nuk e kemi miratuar, nuk është pjesë e procesit të dialogut. Kurti prezantoi tre shtyllat e tij dhe nuk u pranua. Thashë se nuk është problem, thjesht mund të largohem dhe pastaj nuk ka kuptim gjithçka. Këtu keni nënshkrime në katër marrëveshje, ato kanë të bëjnë me Asociacionin”.

“Pse është Asociacioni i rëndësishëm për popullin serb? Të gjithë njerëzit që jetojnë në jug të Ibrit, jetojnë si në një geto. Ata nuk kanë as kornizë institucionale. Të gjithë presin që të shtënë në duar Mitrovicën e Veriut. Ne kemi nevojë për Asociacion kudo ku jetojnë serbët, por sigurisht shumë më tepër në jug sesa në veri. Kjo do t’u japë serbëve një kornizë institucionale dhe një kuvend, një president që do të komunikojë edhe me autoritetet qendrore. Çfarëdo që të thoni, por kjo është ajo që është e rëndësishme për ne. Pastaj përfaqësuesit shqiptarë thonë jo, ne duam ta formojmë në tri shtylla: Kushtetuta e Kosovës, deklarata e Federica Mogherinit për Isa Mustafën dhe letra e tretë e nënshkruar nga Chollet dhe Escobar”.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img