7.7 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq thotë se BE ende s’i ka dorëzuar Serbisë propozimin për planin e zbatimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se atij ende nuk i është dorëzuar plani i zbatimit të propozimit europian. Teksa kanë mbetur vetëm edhe dy ditë para takimit të 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Vuçiqit, përmbajtja e asaj që do të diskutohet ende nuk është zbuluar për së paku njërin prej liderëve.

Ndryshe nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel ku palët u morën vesh për planin evropian, e draftin e së cilës veçse e kishin parë më parë, duket se tani është më ndryshe. Vuçiq tha se ditët në vazhdim nuk janë të lehta për ne.

“Kam heshtur me ditë për Kosovën. Nuk kam dalë publikisht me deklarata apo analiza, duke dashur të mbledh gjithçka. Diskutuam ditët e kaluara se çfarë duhet për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Për mua normalizimi është jo një eufemizëm për njohjen e Kosovës de facto ose de jure. Normalizimi që unë e konsideroj të nevojshëm që të kemi marrëdhënie më të mira me shqiptarët se sa kemi sot dhe të përpiqemi të jetojmë sa më shumë bashkë dhe pranë njëri-tjetrit.” ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

Ai ka thënë se çfarëdo dokumenti që ka qarkulluar nëpër media dhe rrjete sociale është i pasaktë.

“Nuk kam pse t’i kërkoj falje askujt, sepse në media dhe rrjete të ndryshme sociale janë publikuar kaq shumë marrëzi. Punimi që publikuan shqiptarët është lista e dëshirave të tyre që ata ia dorëzuan BE-së se si do të donin të dukej marrëveshja e zbatimit. Ende nuk kemi marrë një draft se çfarë kërkon BE-ja, kam punuar tre ditë me ta për këtë çështje, ne kemi paraqitur propozimin tonë dhe shqiptarët kanë paraqitur propozimin e tyre. Ende nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli deri në orën 18:00 dhe ajo letër ende nuk ekziston”, theksoi Vuçiq.

 

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img