17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Vjen reagimi zyrtar nga Federata e Gjyqtarëve në Angli për goditjen me bërryl nga asistenti i Tierneyt

Federata e Gjyqtarëve në Angli (PGMOL) kanë lëshuar një deklaratë pas një incidenti që pa ndihmësin gjyqtarin Paul Tierney duke goditur me bërryl Andy Robertsonin.

Pas vërshëllimes së fundit të pjesës së parë, mbrojtësit të Liverpoolit iu dha një karton i verdhë nga arbitri, por reagimi i tij në dukje ishte i justifikuar pasi imazhet tregonin një goditje me bërryl nga asistenti i tij, gjersa lojtarët e Liverpoolit dhe Arsenalit po dilnin nga fusha.

Në një deklaratë të lëshuar para përfundimit të ndeshjes, PGMOL tha: “(Ne jemi) në dijeni të një incidenti që përfshin ndihmës gjyqtarin Constantine Hatzidakis dhe mbrojtësin e Liverpoolit Andreë Robertson në pjesën e parë gjatë ndeshjes Liverpool – Arsenal në Anfield. Ne do ta shqyrtojmë çështjen plotësisht pasi të përfundojë ndeshja”.

Loja rrezikonte të arrinte një pikë vlimi para pjesës së parë. Trent Alexander-Arnold dhe Granit Xhaka u paralajmëruan të dy pasi kishin një përplasje të ashpër.

Mbrojtësi i krahut pati një hapje të vështirë në 45 minutat e parë, pasi Topçinjtë iu shënuan dy herë.

Por,Mohamed Salah i ngushtoi shifrat në 2-1 në fund të pjesës së parë, derisa Roberto Firimino i barazoi në 2-2 kur kishin mbetur edhe pak minuta nga derbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img