16.9 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Vdekja e dyshimtë në Mitrovicën Veriore, ky është 53-vjeçari që u gjet pa shenja jete dy ditë pasi u zhduk

Një rast i rëndë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një burrë i moshës 53-vjeçare është gjetur pa shenja jete disa ditë pasi u shpall i zhdukur. Policia tashmë ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se bëhet fjalë për Slavoljub Novoviq, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i moshuari ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rastin e kanë konfirmuar tashmë edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë dhe është bërë e ditur se vdekja e 53-vjeçarit është cilësuar si e dyshimtë.

“Lidhur me rastin ‘person i zhdukur’ është raportuar se me datën 12.11.2023 rreth orës 08:10 viktima e rastit mashkull kosovar nga një dëshmitar ishte gjetur i shtrirë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti cilësohet vdekje e dyshimtë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img