18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Valon Syla thotë se s’ka asnjë informatë nga Prokuroria për rastin e sulmit ndaj tij

Gazetari Valon Syla ka shkruar sot se ende nuk është kontaktuar nga prokuroria dhe gjykata lidhur me sulmin ndaj tij që ndodhi në fillim të javës. 

Syla u sulmua nga tre persona, të cilët pastaj u arrestuan nga Policia dhe gjykata caktoi vendimin për paraburgim prej 30 ditëve për tre të dyshuarit. Syla thotë se ende nuk është kontakuar far nga prokuroria për rastin në fjalë, ndërsa shton se edhe në sulmin e parë të bërë ndaj tij para disa viteve, ishte vepruar njëjtë.

“Nuk i di saktësisht keto procedurat penale por dicka po me habit shume ne rastin e sulmit tim. Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai qe eshte caktu me vone, nuk me kane kontaktu ende zyrtarisht. Prokuroria nuk me ka dhene asnje dokument rreth rastit tem, bile ende zyrtarisht nuk me kane tregu kush eshte prokuror i rastit”, shkruan ai. 

“Prokuroria/gjykata, trupi gjykues i procedures paraprake, nuk me kane njoftu qe eshte mbajte seance per caktimin e paraburgimit te personave te dyshuar. Nga mediat jam informu dhe kisha pase qejf me qene prezent une ose avokati im. Ende nuk jam njoftu zyrtarisht per caktimin e paraburgimit, pra nuk e kam aktvendimin. Une besoj në drejtësi, por nuk po me doket n’rregull keshtu. Njejte ma kane bo edhe ne rastin e pare, kur sulmuesi u denua vetëm 4000 euro dhe pak ditë paraburgim”, përfundon ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img