24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

U raportua për një operim në tru, babai i Albion Rrahmanit tregon të vërtetën rreth shëndetit të sulmuesit

Babai i sulmuesit kosovar Albion Rrahmanit, Dritoni, ka demantuar mediet rumune se Albioni ka kryer një operacion në tru.

Rrahmani, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Rapidit të Bukureshtit, ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në humbjen ndaj Rumanisë (2-0), ndeshje kjo e zhvilluar pak ditë më parë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Mediet rumune pas ndeshjes raportuan se Rrahmani, ka pasur një intervenim në tru.

Mirëpo, babai i lojtarit, Dritoni, për RTKLive, ka thënë se Albioni ka pasur një intervenim në dhembë e jo në tru.

“Albioni ka pasur intervenim për një dhëmb e jo operim në tru. Ai ka qenë pjesë Rapidit në ndeshjen e fundit. Albioni është mirë më shëndet dhe në formë mjaft të mirë”, ka thënë Driton Rrahmani.-

Kujtojmë se Albion Rrahmani ishte transferuar tek gjiganti rumun për shifrën 600 e mijë euro që është transferimi më i shtrenjtë nga futbolli kosovar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img