7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Treshja europiane: Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosovën e ka fqinje

Të dërguarit e posaçëm të Francës, Gjermanisë e Italisë, përmes një deklarate të përbashkët thanë se e mirëpresin sinjalin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e pranimit të marrëveshjes së 27 shkurtit.

Emmanuel Bonne, Jens Plotner e Francesco Tolo i bënë thirrje Serbisë se ajo duhet të pajtohet me faktin se Kosova është një vend fqinj dhe që ka perspektivën e vet evropiane dhe vendin e vet në bashkësinë ndërkombëtare.

“Koha nuk është në favorin tonë. Dhe çka është më e rëndësishme, ajo nuk është as në anën e Kosovës e as të Serbisë. Duhet të jemi në nivel të detyrës dhe përgjegjësisë, të vetëdijshëm për këtë momentum. Dështimi do të kishte pasoja”, thanë Bonne, Plotner e Tolo, transmeton Klankosova.

Treshja evropiane i kërkoi Kosovës që t’i përmbushë detyrimet e saj për mbrojtje të komunitetit serb, përfshirë ndërmarrjen e hapave për të krijuar një asociacion të komunave me shumicë serbe dhe të garantojë një mbrojtje të nivelit të lartë të objekteve të trashëgimisë fetare e kulturore serbe.

“Ajo që të dyja palët duhet të shmangin është të riinterpretojnë fjalën e dhënë, sepse duke vepruar kështu do të shpërdoronin këtë mundësi unike dhe do të rrezikonin një bllokim në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thanë treshja evropiane në një kolumne të përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img