18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Tensionet në Veri të Kosovës, politika shqiptare thirrje për qetësim të situatës

Situatë e tensionuar është raportuar gjatë ditës së sotme në Veri të Kosovës.

Sot kryetarët e rinj të komunave në Leposaviç, Zubin-Potok dhe Zveçan tentuan të hynin në objektet komunale, një ditë pas betimit, por u përballën me qytetarët serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale.

Për të shpërndarë turmën, policët përdorën edhe gaz lotsjellës. Disa makinave të policisë u është vënë flaka nga protestuesit. Raportohet se gjatë ditës janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Lidhur me këtë situatë reagime kanë ardhur edhe nga politika shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar se e gjithë kjo situatë sipas tij nuk e ndihmon procesin e njohjes së Kosovës. Ai ka bërë thirrje për të ndaluar dhunën, ndërsa ka rikujtuar se bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

Kryetarja e Kuvendit të ShqipërisëLindita Nikolla ka bërë gjithashtu thirrje për qetësim të situatës, ndërsa thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE është e vetmja zgjidhje për dy vendet, Kosovën dhe Serbinë.

Një reagim ka ardhur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha ku shprehet se dënon manipulimin e bërë nga Beogradi zyrtar ndaj serbëve të Kosovës si dhe u ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të shmangë tensionet e të bashkëpunojë me ndërkombëtarët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar ashpër situatën e krijuar nga veri të Kosovës gjatë ditës së sotme në Veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img