7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Takim maratonik në Ohër, Kurti e Vuçiq vazhdojnë bisedimet

Maratonik po del të jetë edhe ky raund i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, fokusi i të cilit është marrëveshja evropiane për Kosovën, si dhe plani i zbatimit të saj, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq fillimisht, siç ka qenë praktikë e deritanishme, kanë biseduar ndaras me ndërmjetësuesit evropianë të udhëhequr nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe emisari Mirosllav Lajçak, e më pas pasdite kanë nisur një takim trepalësh.

Pothuajse një orë zgjatoi takimi trepalësh Vuçiq-Kurti bashkë me ndërmjetësit evropianë.

Pjesa e parë e takimit përfundoi dhe bisedimet vazhduan pas një pauze të shkurtër.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kur pritet të përfundojë takimi. Ajo që dihet është se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet t’u adresohet mediave pas takimit.

Ky takim vjen pas takimit në Bruksel të mbajtur më 27 shkurt, kur Borrell njoftoi se të dyja palët ranë dakord se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve. Në të njëjtën ditë u publikua teksti i marrëveshjes, i cili përmban 11 nene.

Në cilësinë e vëzhguesit,  në Ohër po merr pjesë edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img