7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Sveçlës s’i bën syri “vër”, ka një kundërpërgjigje për ndërkombëtarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas kritikave që bashkësia ndërkombëtare drejtoi ndaj Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Veri.

Sveçla i ka thënë bashkësisë ndërkombëtare se “po e ftoni Radojiçiqin e listës të zezë t’i udhëheqë sulmet ndaj Kosovës.

”Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal. Zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë në kosto njerëzore.

Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka thënë Sveçla në Twitter.

Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për aksionet në Veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img