19.7 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Superliga e Kosovës rikthehet me pesë ndeshje, Malisheva synon ta mbajë primatin

Këtë vikend rikthehet elita kryesore e futbollit kosovar, me pesë ndeshje në program, dhe me orar të ri.

Fushë Kosova që ende nuk ka asnjë pikë nga katër xhirot paraprake, e pret Dritën që po kalon nëpër një formë të luhatshme.

Ndërsa po të shtunën luan edhe Gjilani me Malishevën, ku kjo e fundit e ka nisur mirë kampionatin vendor.

Ndërkohë, Llapi i shkon Feronikelit 74, që renditet në pozitën e shtatë.

Të dielën, kampioni aktual, Ballkani do të ballafaqohet me Dukagjinin, për të vazhduar bilancin e fitoreve.

Këtë xhiro e përmbyll Prishtina me Lirinë, që u bë temë gjatë së premtes për punën e stadiumit. Megjithëse në fund Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që ndeshja do të zhvillohet në Hajvali, ani se klubi prishtinas tha se takimi do të luhet në “Fadil Vokrri”.

Përndryshe, ndeshjet nga kjo xhiro do të luhen nga ora 15:00. /Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img