5.4 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohen mërgimtarët me shok-bombë nga barrikaduesit në afërsi të Merdarës

Mërgimtarët që u detyruan të ktheheshin nga pika kufitare në Merdarë, raportohet se janë sulmuar me shok-bomba nga persona që qëndruan në barrikada.

Kështu ka rrëfyer për Kohën një mërgimtar që foli nga kjo pikë kufitare dje.

“Kemi pas provokime, ku njëri prej serbëve që e ka bllokuar rrugën na ka gjuajtur me një shok-bombë në drejtim tonin”, ka thënë V.Z.

Rruga që të çon në Merdar nga Serbia është bllokuar gjatë mbrëmjes të së martës.

Në këtë pjesë të territorit, për vendosje të barrikadës, e një shenjë proteste të vazhdueshme, janë mbledhur rreth njëzet serbë lokalë.

Kalimi është i bllokuar në anën e Kurshumlisë të vijës administrative.

Për pengimin e qarkullimit, qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion me rimorkio dhe traktorë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që ky vendkalim kufitar të shmanget nga ata që udhëtojnë drejt Kosovës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img