7.7 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

Suharekasi i dehur shkel urdhrin e mbrojtjes, e kap për flokësh bashkëshorten dhe e dëbon nga shtëpia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e dhunës, shumë gra pajisen edhe me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata, mirëpo as kjo nuk respektohet gjithmonë nga burrat.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur në Suharekë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëshortes së tij.

40-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se i dyshuari e ka sharë dhe ofenduar me fjalë të rënda dhe më pas e ka kapur për flokësh duke e urdhëruar që të largohet nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, por që fillimisht nuk ka qenë në gjendje të intervistohet për shkak se ishte nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Moszbatim i urdhrit mbrojtës të Gjykatës”.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img