16.9 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg shkon në Qeveri për takimin me Kurtin

Ka filluar takimi në mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai para pak çastesh ka përfunduar edhe takimin me presidenten Vjosa Osmani, ku pas takimit tha se kanë mirëpritur propozimin për formimin e Asociacionit, i cili sipas tij është hap kyç drejt paqes në rajon.

Stoltenberg, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka bërë që ta rrisin prezencën e KFOR-it me ushtarë shtesë. Për këtë, Stoltenberg ka kërkuar që kryerësit e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.

Këtë të hëne shefi i NATO-s nisi vizitën treditore në Ballkan. Fillimisht ishte në Bosnje e Hercegovinë.

Të martën Stoltenberg do jetë në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img