24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Sot pritet të vendoset për lokacionin e ri të varrezave në Gjilan

Kuvendi komunal i Gjilanit do të mbajë sot nga ora 10:00 mbledhje të jashtëzakonshme.

Pikë e rendit të ditës është “propozimi vendimi për shpalljen e interesit publik për pronat në ZK Shillov për nevoja të varrezave të reja të Qytetit të Gjilanit.

Ndërkohë, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka ftuar asamblistët e Gjilanit që pa inate politike të votojnë lokacionin e ri të varrezave të qytetit

Ai ka treguar se me grupin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjilanit kanë grumbulluar nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme.

Kreu i Gjilanit kërkoi që lokacioni i varrezave të votohet pa dallime partiake.

Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një Seance të Jashtëzakonshme për votimin e lokacionit të ri të varrezave të qytetit, u bëj thirrje publike asamblistëve të të gjitha partive politike të KK-Gjilan, të mobilizohen e të votojnë lokacionin e ri, zgjidhje kjo për 100 vitet e ardhshme. Është koha të veprojmë në të mirë të komunitetit, pa dallime politike”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img