18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot lansohet Fondi Sovran

Me fillim në orën 11:00, nesër do të mbahet konferenca e lansimit të Fondit Sovran të Kosovës.

Kjo konferencë është e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit.

Aty, folës kyç do të jetë kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar Kryeministria.

Ndërkaq, nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung kanë thënë se konferenca, e cila do të zhvillohet në hotelin “Emerald”, ka të bëjë me prezantimin e reformës më të madhe ekonomike në Kosovë në fushën e menaxhimit të aseteve shtetërore.

Thonë po ashtu se që nga viti 2021, “dy grupe pune ekspertësh janë përfshirë në këtë proces të rëndësishëm të reformës ekonomike dhe legjislative, të përfunduar me një projektligj përfundimtar”.

Fondacioni FES thotë se konferenca e Fondit Sovran të Pasurisë së Kosovës do të mbledhë përfaqësues të Fondit Sovran të Pasurisë në Evropë, politikë dhe vendimmarrës ndërkombëtarë, pjesëmarrës nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore, drejtorë të ndërmarrjeve publike, grupe të ekspertëve, shoqëri civile dhe media.

Fondit Sovran pritet t’i bartet pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës.

Kjo ka nisur të rregullohet përmes një Projektligji për Fondin Sovran, i cili u publikua më 13 mars dhe deri më 2 prill ka qenë në konsultim publik. Pas konsultimeve, është paraparë që të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img