7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Shqipe-Mjekiqi konfirmon largimin nga LDK-ja, shkak hapësira e pamjaftueshme

Shqipe Mjekiqi-Sadiku është deklaruar zyrtarisht në lidhje me raportimet për largimin e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mjekiqi-Sadiku ka konfirmuar publikisht se ka dhënë dorëheqje nga strukturat e LDK-së.

Ajo ndër të tjerash tha se njëra prej arsyeve të dorëheqjes së saj ishte hapësira e pamjaftueshme për të kontribuar, derisa pohon se edhe përgjegjësitë e kompetencat ishin të kufizuara, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore.

Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses.

Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img