17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti debaton me Vuk Jeremiqin për bombardimet e NATO’s: Forcat serbe e prenë në fyt djalin e tezes sime

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur një deklarate të ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq në 24-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Jeremiq ka shkruar se disa duan t’i relativizojnë bombardimet e NATO-s si bombardime ndaj Slobodan Millosheviqit dhe jo ndaj Serbisë dhe popullit të saj. Sipas Jeremiq, kjo gjë është e pavërtetë.

“Ky pretendim ra në ujë në vitin 2008, kur në mbështetje të deklaratës së njëanshme të pavarësisë në Prishtinë, vendet kryesore të NATO-s u bënë bashkëfajtorë në përpjekjen për të kapur territor nga ajo që ishte padyshim një Serbi demokratike në atë kohë”, ka thënë Jeremiq, duke aluduar në Kosovën.

Këtij reagimi, i është përgjigjur Ahmeti, i cili ka publikuar fotografinë e Ferdonije Qerkezit me karrigat bosh, që simbolizojnë bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, të vrarë nga forcat serbe.

Ahmeti, ka shkruar se shumë familje shqiptare kanë histori të tilla.

Ai ka shkruar se djalit të tezes së tij i ishte prerë fyti nga forcat serbe, shkruan Gazeta Express.

“Vuqe, kjo zonja poshtë quhet Ferdonije Qerkezi. Tavolina e saj është bosh sepse forcat serbe i vranë burrin dhe katër djemtë më 27 mars 1999. Nëse na vizitoni, do t’ju çoj te vendi i saj. Çdo familje ka këto histori. Djalit të tezes sime i është prerë fyti. Babai i tij, i cili nuk donte ta linte të birin për të shkuar me forcat që i hynë në shtëpi, mori plumb në kokë. Ky “agresion” na shpëtoi. Nuk i fajësoj të gjithë serbët dhe as nuk i urrej serbët. Unë dua të jetoj si fqinjë të mirë. Më vjen keq për të gjitha viktimat. Është më e vështirë për ne të pranojmë planin, por ne duam të shkojmë më drejt të ardhmes dhe shpresoj së bashku me ju”, ka shkruar Ahmeti.

“Unë i konsideroj serbët e Kosovës si qytetarët tanë me të cilët mund dhe dëshirojmë të jetojmë së bashku. Nëse nuk dëshironi, ky është vendimi juaj. Nga të gjithë ne që kemi jetuar në atë Jugosllavi, të gjithë jemi dakord për fundin e asaj historie, vetëm Serbia jo. Në vendin tonë thonë që nëse tre veta të thonë se je i dehur, më mirë ulu. Mjaft nacionalizëm dhe urrejtje, nuk do t’i lë fëmijët e mi të frikësohen kur të dëgjojnë serbisht. Dhe nuk dua që fëmijët serbë të kenë frikë as në Kosovë. Kemi humbur shumë. Nuk kemi as njerëz e as kohë për të humbur, as ju e as ne”, ka vazhduar ai. /GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img