17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Shkruan Prof.Besnik Jaha: “Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po duan t’ia heqin emrin e atij që dha gjithë çfarë pati për të na bërë të arsimuar”

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po duan t’ia heqin emrin e atij që dha gjithë çfarë pati për të na bërë të arsimuar.

Kur Ernest Koliqi, si ministër i Arsimit, e ndërmori aksionin për t’i sjellë 100 mësues nga Shqipëria në Kosovë, Qeveria e atëhershme shqiptare nuk kishte mundësi t’i mbulonte shpenzimet, e të cilat shkonin bukur shumë.

Atëherë ishte pikërisht Hasan Prishtina që dha gjithçka, ama gjithçka që posedonte (shtëpinë, dyqanet, tokat e pronat e tjera kudo që i posedonte; gjithë çfarë kishte trashëguar), për t’ia vazhduar jetën aksionit.
Për shkak të sakrificës së tij sot dimë të shkruajmë shqip. Ai na bëri me shkollë e me mësues.
Emri i tij ia vret sytë vetëm serbëve dhe argatëve të agjendave serbe, që gjithmonë deshën të na shohin analfabetë.

E, meqë nuk ia arritën, tani duan ta zhdukin emrin e tij. Emrin e atij që na arsimoi.
Universiteti nuk i bën nder Hasan Prishtinës. Ai, emri i tij, gjithmonë i bën nder universitetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img