18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Shaqiri nuk udhëton në Novi-Sad të Serbisë

Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se për shkak të një problemi muskolor Xherdan Shaqiri nuk udhëton për në Novi-Sad për ndeshjen e Zvicrës ndaj Bjellorusisë.

Lojtari kryesor ofensiv te Zvicra është i lënduar pasi ka lëshuar ndeshjen e fundit të skuadrës amerikane, Chicago Fire.

Ndërkohë Zvicra e cila të hënën grumbullohet, më 25 mars do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Bjellorusisë në Novi-Sad të Serbisë dhe tri ditë më vonë e pret Izraelin në Gjenevë.

“Trajneri i ekipit nacional, Murat Yakin, do të jetë pa shërbimet e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit për ndeshjet kualifikuese ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit. Ata mungojnë për shkak të lëndimeve. Xherdan Shaqiri nuk do t’i bashkohet ekipit nacional për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk është ftuar në vend të tij. Gregor Kobel do të zëvendësohet nga Jeremy Frick i Servettes”, thuhet në njoftim.

Përveç Xhakës, Zvicrën e përfaqësojnë edhe dy shqiptarë; Granit Xhaka bashkë me Andi Zeqirin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img