7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Serbët bllokojnë vendkalimin kufitar në Merdar nga pjesa e Serbisë

Një grup prej rreth njëzet serbësh sonte kanë bllokuar vendaklimin kufitar në Merdar, siç thuhet, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë.

Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion rimorkio dhe traktorë.

Komunikacioni nuk është duke u zhvilluar në asnjërën anë të vendkalimit kufitar dhe kolona të gjatë të autpmjeteve janë formuar si nga drejtimi i Kosovës për në Serbi, ashtu edhe në drejtim të Kosovës nga Serbia, transmeton Telegrafi.

Të tubuarit mbajnë në duar flamuj të Serbisë dhe theksojnë se kanë ndërmend të vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Si pasojë e barrikadave në rrugët magjistrale që çojnë drejt vendaklimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, dy vendkalimet Bërnjak e Jarinjë tash e disa ditë janë të mbyllura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img