24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Rusia nuk dëshiron të dihet e vërteta për krimet në Ukrainë, pritet ta bllokojë WhatsApp-in

Rusia ka propozuar bllokimin e WhatsApp si pjesë e një operacioni më të gjerë për të kontrolluar hapësirën e informacionit rreth konfliktit, sipas analistëve ushtarak.

Meta, kompania mëmë e WhatsApp të mërkurën njoftoi se do të lansojë WhatsApp Channels – një veçori e njëjtë me Telegram – në 150 shtete.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se ka “gjasa” që këtu të përfshihet edhe Rusia, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.

Moska zyrtare më parë e kishte shtuar Meta-n në listën e saj të “ekstremistëve”, ndërsa kishte ndaluar edhe Facebook-un dhe Instagram-in.

Tani, ISW thotë se zyrtarët rus kanë propozimin e WhatsApp në rast se ky aplikacion lanson kanalet në gjuhën ruse.

“Censori i medias shtetërore ruse Roskomnadzor raportoi se Rusia mund të bllokojë WhatsApp nëse shpërndan informacione të ndaluara”, deklaroi thinktank.

“Autoritetet ruse ka të ngjarë të përpiqen të ngushtojnë hapësirën ruse të informacionit në një numër të kufizuar platformash të mediave sociale të monitoruara ose të kontrolluara nga afër,” shkruhej tutje në deklaratën e thinktank./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img