26.7 C
Pristina
Monday, July 15, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi – Kurtit: Rritja ekonomike 3.2% sipas BB, është më e ulët sesa rritja ekonomike para pandemisë

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se rritja ekonomike 3.8% sipas Bankës Ekonomike është shumë më e ulët sesa mesatarja e rritjes ekonomike.

Për këtë ai ka shprehur kritika për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministër, rritja 3.8 % (sipas Bankës Botërore do te jete 3.2%), është shumë më e ulet, se sa mesatarja e rritjes ekonomike, para pandemisë. Kjo normë e rritjes, dukshëm nën nevojat tona, nuk sjell as zhvillim e as vende pune”, ka shkruar Rukiqi në Facebook të martën.

Ai ka thënë se përformacna e Qeverisë Kurti “është katastrofale”.

 

“Nuk mund të jetë ndryshe, nëse e shohim performansen katastrofale te qeverisjes te juaj, pa politika publike, pa investime, pa projekte zhvillimore. E ke shëndruarr qeverisjen ne nivelin e një organizate qe ndan ndihma, por nuk prodhon zhvillim”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img