28.6 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Recetë e shpejtë: Palapeta në furrë me mikrovalë

Palapetat janë një nga desertët e preferuar dhe ato vijnë në versione të ndryshme. Megjithatë, edhe ato klasike konsiderohen si forma më e thjeshtë e këtij vakti popullor dhe përgatitja e tyre nuk ka qenë kurrë më e lehtë, sepse mund t’i piqni edhe në furrë me mikrovalë.

Këto palapeta mund t’i bëni sipas recetës dhe sasisë tuaj, ndërsa kjo përzierje mjafton për rreth një duzinë petullash.

Përbërësit që ju nevojiten për recetën janë:

një vezë
100 gramë miell
rreth 100 mililitra ujë
100 mililitra qumësht
dy lugë vaj
dy lugë të sheshta sheqer të imët ose një qese sheqer vanilje
pak kripë

Përgatitja

Si fillim rrahim vezën, me pak kripë, qumësht, vaj dhe sheqer. Më pas shtoni gradualisht miellin dhe ujin derisa të përftoni një përzierje me trashësinë e dëshiruar.

Hidheni përzierjen në një pjatë të cekët dhe ngroheni në mikrovalë deri në tri minuta. Pasi të kenë kaluar tri minuta, hiqeni me kujdes palapetën dhe lyeni me lyerjen tuaj të preferuar duke i shtuar edhe përbërësit e preferuar, si biskotat e bluara, kokos ose thërrimet e çokollatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img