24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Pse gratë në të 40-at e tyre duhet të ushqehen ndryshe: Çfarë thonë ekspertët

Gjatë gjithë jetës, ne jemi dëshmitare të ndryshimeve që pëson organizmi dhe trupi ynë.

Me kalimin e viteve, gratë duhet të vendosin një model ushqyerje ndryshe që i bën të ndihen më energjike dhe në formë për të përmbushur angazhimet e përditshmërisë. Por, mos na thoni që në prag të të 40-ave nuk keni vënë re ndryshme fizike tek vetja!

“Për shumicën e grave, simptomat e paramenopauzës mund të ndodhin nga mesi i të 30-ave”, tha Dr. Stephanie Faubion, drejtoreshë e Klinikës Mayo për Shëndetin e Grave.

“Mosha tipike kur nis menopauza është 45 vjeç”.

Kujdesuni që të bëni disa ndryshime të lehta në regjimin tuaj ushqimor, që ju ta “prekni” moshën e tretë bukur dhe pa pasoja.

“Mund të keni vënë re shtim në peshë ose dhjamosje në zonën rreth barkut. Ne humbasim masën muskulore me 1% një vit pas moshës 50 vjeç dhe shumica e njerëzve fitojnë rreth një kilogram e gjysmë çdo vit në mënyrë progresive deri në moshën e mesme”, vijoi mjekja Faubion.

Shtimi në peshë megjithëse sfidues, nuk është i pashmangshëm.

“Dritarja e mundësive” është këtu dhe profesionistët e shëndetit të grave thonë se ju duhet të shtoni në dietën ushqimore më shumë perime të pasura me nitrate.

Maryann Jacobsen është një dietologe dhe eksperte e shëndetit të moshës së mesme, e cila vë në dukje se: “Shumë gra mbi 45 vjeç janë në një rrezik në rritje për mangësi të lëndëve ushqyese, edhe kur ushqehen normalisht”.

Ajo tha se ky mund të jetë momenti më i mirë për të ndryshuar gjërat në pjatën tuaj.

“Ekspertët e shëndetit e quajnë kohën e jetës një “dritare mundësish. Kjo për shkak se vendimet që marrim në moshën e mesme do të ndikojnë në shëndetin tonë në vitet më pas”.


Është një kohë e mirë për të shtuar konsumin e perimeve të pasura me nitrate, si edhe zarzavatet, selinon dhe panxharin.

“Këto ushqime ndihmojnë gratë që të rrisin nivelet e tyre të oksidit nitrik që bie si me plakjen ashtu edhe me ndryshimet hormonale”, vijoi Jacobsen.

Një fokus i shtuar duhet edhe tek disa faktorë të tjerë, duke përfshirë magnezin, zinkun, kolinën, omega-3, jodin, vitaminat B dhe selenin. “Plakja dhe nivelet më të ulëta të estrogjenit ndikojnë në sasinë e këtyre elementeve që trupi thith”, tha ajo.

Dietologia Courtney Delpra rekomandon marrjen e 20 deri në 30 gramë proteina për vakt.

“Një nga gabimet më të mëdha të ushqyerjes që shoh është se gratë ndjekin dieta me pak kalori”, tha Courtney Delpra, një dietologe në Klinikën Cleveland.

“Kur nivelet tuaja të estrogjenit fillojnë të ulen, siç ndodh në mesin e të 40-ave, kjo gjithashtu zvogëlon masën muskulore. Nëse anashkaloni vaktet, kjo mund të ketë një efekt negative”.

“Çelësi është marrja e 20 deri në 30 gramë proteina me çdo vakt. Pak mish pule ose gjel deti, 85 gramë peshk, një filxhan fasule ose një grusht arra ose fara. Kur bëhet fjalë për mish me yndyrë më të lartë, si mishi i kuq, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon konsumin nga një deri në dy racione në javë”, tha ajo.

Më shumë fibra për të menaxhuar kolesterolin

Sado e madhe të jetë sasia e proteinave në regjimin tuaj ushqimor, duhet ekuilbër për të gjitha vlerat që futen në organizëm.

“Një gabim i zakonshëm që bëjnë gratë është se shpenzojnë shumë kohë duke u fokusuar në një aspekt të të ushqyerit. Rritja e sasisë së fibrave mund të ndihmojë në menaxhimin e rritjes me 10% të niveleve të kolesterolit që shumica e grave e shohin shpesh në menopauzë, së bashku me një rrezik në rritje të rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit”, shtoi Jennifer Salib Huber, një dietologe dhe mjeke naturopate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img