27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë prin me numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura gjatë vitit 2022

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Lavdim Makshana, gjatë prezantimit të raportit me titull “Hetimet e mangëta dhe gjykimet e imëta”, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura gjatë vitit 2022.

Makshana tha se këto shifra të larta tregojnë për mosefikasitetin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në zgjidhjen e lëndëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sa i përket numrit të lëndëve të pazgjidhura Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë prin edhe në këtë aspekt me 45 mijë e 514 lëndë të pazgjidhura. Shprehur në përqindje i bie që 85.38% e lëndëve kanë mbetur të pazgjidhura deri në fund të vitit 2022. Kjo përqindje e lartë e lëndëve të pazgjidhura tregon për mosefikasitetin e Prokurorisë Thmemelore në Prishtinë në zgjidhjen e lëndëve, pasi gjatë vitit 2022 janë zgjidhur vetëm 7 mijë e 793 lëndë apo vetëm 14% e lëndëve në pun.”, tha Makshana.

Hulumtuesi i IKD-së tha se gjatë vitit 2022, Departamentet e Përgjithshme të Prokurorive Themelore kanë trashëguar mbi 70 mijë lëndë nga vitet paraprake.

“Gjatë vitit 2022 kanë pasur në punë gjithsej 103 mijë e 645 lëndë penale. Nga të cilat 70 mijë e 520 lëndë apo 68.03% kanë qenë lëndë të trashëguara nga vitet paraprake. Sipas statistikave të raportit të Prokurorit të Shtetit gjatë vitit 2022 janë pranuar 33 mijë e 125 lëndë, ku prej tyre janë zgjidhur 26 mijë e 929 lëndë, ndërsa në fund të periudhës raportuese të vitit 2022 kanë mbetur të pazgjidhura 76 mijë e 716 lëndë apo 74% e tyre”, tha Makshana.

Ai tha se duke u referuar në statistikat e Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë prin sa i përket ngarkesës me numër të lëndëve.

“Referuar të dhënave statistikore të PSh-së, DP-ja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë prin sa i përket ngarkesës me numër të lëndëve me 53 mijë e 307 lëndë në punë”, tha ai.

Tutje, Makshana tha se më pak e ngarkuar gjatë vitit 2022 del të jetë Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjakovë me 4 mijë e 853 lëndë.

Lidhur me këtë çështje, Makshana tha se edhe duke ju referuar statistikave të Raportit Vjetor të Prokurorit të Shtetit, numri i lëndëve penale të pazgjidhura në fund të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, ka shënuar rritje për 6 mijë e 196 lëndë ose 8.78%

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të enjten, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Hetimet e mangëta dhe gjykimet e imëta”, raport ky si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e krimeve të përgjithshme gjatë vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img