17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Pjetër Shala i reagon Speciales: Kjo është gjykatë me renome botërore dhe jo me bë skenarë të filmave

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Zijadin Hoxha nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka reaguar i akuzuari Pjetër Shala. Ai tha se Gjykata Speciale është me renome botërore dhe jo që të bëhen aty skenarë të filmave.

“… Nuk është duke ba skenar filmi, e kthen, tri herë dëshmitari i tha për mua është e panjohur nuk e njoh. Dje ka thanë, ka qenë në formë private, nuk kam pas akces atje që i ka pas çelësat pronari i shtëpisë, prapë të njëjtën gja e qet, jo kmisha jo… Skenare për skripta të filmave vizatimor me kanë tu bo. Kjo është një gjykatë me renome botërore, nuk është këtu skenar filmash me ba. Kaq pata, ju falënderoj”, tha Shala.

Lidhur më këtë, gjë reagoi edhe kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia e cila ia tërhoqi vërejtjen Pjetër Shalës që të ketë kujdes.

“Zotëri Shala, kjo që thoni ju nuk qëndron hiç, kështu që ju lutem keni kujdes kur e thoni në këtë mënyrën siç e thatë ju. Neve, trupi gjykues e vlerëson këtë relevante që këto pyetje të bëhen, kështu që nëse neve na duhen si relevante dhe të rëndësishme këto pyetje, vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

Deklarata e Pjetër Shalës erdhi pasi prokurori Cezary Michalczuck pyeti disa herë dëshmitarin lidhur me disa ambiente në uzinën e metalit në Kukës për të cilën tha se nuk i kujtohet.

Dëshmitarit Hoxha iu prezantuan edhe disa fotografi ku shihej edhe një këmishë e varur për të cilën prokurori pyeti atë nëse ka kaluar në derën që shihej në atë fotografi.

“Për mua për vitin 1999 ky ambient është faktikisht i panjohur, nuk kam kalu asnjëherë kësajde”, tha dëshmitari Hoxha duke u përgjigjur për të disatën herë në pyetjet e prokurorit lidhur me këto pamje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img