18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Pika kufitare në Merdar ende e mbyllur, Policia fton për shfrytëzimin e pikave tjera kufitare

Të martën në mbrëmje vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim edhe pika kufitare në Merdar.

Në rrugën që çon në këtë pikë kufitare, nga ana e territorit të Serbisë, është vendosur një barrikadë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës të mërkurën përmes një komunikate për medie.

“Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim”.

Policia tutje ka një apel.

“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës”.

Ndryshe edhe dy pika kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të mbyllura për qarkullim.

 

 

Fjala është për Jarinjen dhe Brnjakun./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img