16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje mes nxënësve të shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan, plagoset një 15-vjeçar

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Lipjan, ku mbeti i therur me thikë një person.

Këtë herë në rast janë përfshirë dy nxënës të shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima 15-vjeçar është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në anën tjetër, i dyshuari 17-vjeçar, është identifikuar nga Policia dhe tashmë është shpallur në kërkim policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img