7.7 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja mobilizohet në mbështetje të Marshit për Drejtësi

Partia Demokratike e Kosovës, në të gjitha nivelet dhe me të gjitha kapacitetet e saj, është duke u mobilizuar për pjesëmarrje masive në mbështetje të Marshit për Drejtësi – në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, kështu u bë e ditur në njoftimin e PDK-së.

“Kryetari Memli Krasniqi, anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar, Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK, drejtorët, asamblistët, Degët, Nëndegët dhe aktivistët PDK-së në të gjithë Kosovën, kanë dalë në mbështetje të këtij marshi fuqishëm dhe në të gjitha format – për të dërguar një mesazh të qartë, të drejtë dhe të ndjerë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:  Liria Ka Emër – UÇK!

Të dielën, me 2 prill, në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të gjithë bashkë do të marshojmë për drejtësi: Për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, për drejtësinë e historisë tonë më të lavdishme, për ata që na sollën lirinë!

Ejani të gjithë të Marshojmë për Drejtësi!”, njofton PDK-ja.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img