27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërim për blerësit e iPhone 15: Përdorimi i karikuesit të gabuar USB-C mund të “djeg” telefonin tuaj të ri

Blerësit e iPhone 15 duhet të kenë kujdes: përdorimi i karikuesve të gabuar USB-C mund të “djeg” pajisjen tuaj.

Apple do të nxjerrë iPhone-in e ri më 22 shtator dhe për herë të parë do të ketë një port USB-C – duke shënuar një ndryshim nga karikuesit Lightning të Apple.

Dhe kjo është hera e parë që një karikues i ri iPhone do të lansohet në më shumë se një dekadë, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave të huaja, disa kabllo USB-C mund të kenë më pak mbrojtje për telefonin tuaj sesa kabllot zyrtare Lightning të Apple, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm ndaj shtojcave publike dhe karikuesve të lirë.

Andaj, Apple rekomandon që pronarët e iPhone të përdorin karikues Apple ose marka të tjera që plotësojnë rregulla të caktuara të sigurisë.

Kjo pasi që përdorimi i një karikuesi që nuk i plotëson standardet mund të rrezikojë iPhone-ët, tha Jessa Jones, pronarja e dyqanit të riparimit të pajisjeve celulare iPad Rehab, për New York Times.

Në këtë drejtim bëhet e ditur se në kabllon zyrtare Lightning të Apple, ka dy çipa: njëri vërteton se kablloja është bërë nga Apple, ndërsa tjetra vepron si një siguresë që izolon dëmtimin e karikuesit.

Kështu që, në rast të një luhatjeje të energjisë, për shembull, do të shkatërrohej vetëm karikuesi dhe jo vetë telefoni.

Në mënyrë ideale, siç thuhet më tej, karikuesi juaj duhet të jetë MFi.

Programi MFi i Apple – ose Made for iPhone (I bërë për iPhone) – ka për qëllim të ndihmojë në mbrojtjen e përdoruesve, pavarësisht nëse ata zgjedhin ose jo të blejnë karikues Apple, sipas Tom’s Guide.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img