16.9 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

OVL-UÇK thërrasin protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, shkak konfiskimi i telefonave

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se nesër do të zhvillojnë një protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, të selia e tyre në Fushë Kosovë

Ai ka thënë se kjo protestë do të mbahet, pasi zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar edhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime, e duka ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar edhe familjet e bashkëluftëtarëve tanë e familet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal

Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin.

Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img