24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

“Një shtet jashtëzakonisht miqësor”, Osmani takohet me homologun e saj portugez në Lisbonë

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj portugez Marcelo Rebelo de Sousa në Lisbonë.

Takimi mes tyre ndodhi në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Osmani Portugalinë e cilësoi shtet jashtëzakonisht miqësor.

“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani, duke ndarë edhe fotografi nga takimi.

Osmani dje ka udhëtuar në një vizitë pune në Portugali dhe përveç presidentin Rebelo de Sousa, ajo ka në agjendë të takohet edhe me kryeministrin, António Costa.

Po ashtu, Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img