7.7 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

Një ditë para Ohrit, Kurti takon Escobarin (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti është takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ndërtesën e Qeverisë.

Ndonëse nuk pati ndonjë adresim për mediat para ose pas takimit, Kryeministria ka dërguar vetëm pamje nga ky takim, raporton Klankosova.tv.

Dje, zyrtari amerikan qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por edhe me “opozitën pro-evropiane”.

E në orët e mbrëmjes, ai mbërriti në Kosovë. Në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ai takoi përfaqësuesit e partive politike në Kosovë: Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ardian Gjinin (AAK).

Ndërkaq nesër me fillim nga ora 10:00, në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Në orën 10:30 do të nisin takimet bilaterale, ndërsa pas tyre pritet takimi trilateral mes Kurtit, Vuçiqit dhe Borrellit, i cili është i mbështetur nga i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Aty do të diskutohet mbi planin e zbatimit të marrëveshjes së njohur si propozimi evropian.

Ndonëse pritjet janë të mëdha për këtë takim, Vuçiqi ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë asgjë nesër në Ohër.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img