18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Nëna e Thaçit lirohet nga spitali pas trajtimit disaditor

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi është liruar sot në shtëpi pas trajtimit në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ajo kishte qëndruar disa ditë në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Këtë e ka konfirmuar për Front Online nga drejtori i kësaj Klinike Besnik Elshani.

“Po, ka qenë në trajtim. Sot është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas ekzaminimeve dhe analizave të bëra”, tha ai.

Derisa sot është liruar nga spitali dhe është dërguar për t’u trajtuar në shtëpi.

Ajo, siç është mësuar jozyrtarisht në QKUK, kishte 4-5 ditë që ishte duke u trajtuar intensivisht në QKUK, pasi që i është rënduar jashtëzakonisht shumë gjendja shëndetësore. 

Nuk dihet nëse ish-presidenti Thaçi do të vijë ose jo, në Kosovë për ta vizituar nënën e tij pas përkeqësimit të gjendjes së saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img